Një sasi cigaresh pa pullë fiskale është sekuestruar nga Policia gjatë një kontrolli në një dyqan në Durrës.

Dyshohet se produktet ishin futur në treg në mënyrë të paligjshme, ndërsa janë proceduar penalisht dy shtetas, njëri prej të cilëve administrator i subjektit tregtar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. H., 31 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin me administrator shtetasin A. H. u gjetën dhe u sekuestruan një sasi paketash me cigare, pa pullë fiskale, të cilat i kishte blerë shtetasi E. K.