Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se Ndërmarrja “Rruga” po vijon punimet për sistemimin e kabujve në lagjen nr. 4 të qytetit.

Sipas njoftimit, këto punime mund të sjellin shkëputje të përkohshme të internetit për disa subjekte fundore në zonë.

Postimi i plotë:

📢NJOFTIM ‼️

Ndërrmarja Rruga vijon punën për sistemimin e kabujve në📍 lagjen 4 të qytetit.

➡️Kjo mund të sjellë shkëputje të përkohshme në internet për subjektet fundore.

✅Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe i falenderojmë për bashkëpunimin.