Në 24 orët e fundit, specialistët e qarkullimit rrugor në Durrës arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të cilët në momentin e kontrollit nga policia rezultuan se drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Madje, njërii prej tyre ka lënduar edhe një policie që ishte në shërbim në momentin kur përplasi mjetin e tij me një tjetër mjet të parkuar.

Të arrestuarit nga policia janë:

-O. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur;

-I. M., 37 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasja I. K.. Si pasojë pati vetëm dëme materiale;

-D. T., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar, dhe ka dëmtuar lehtë, një punonjëse policie që ishte me shërbim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.