Ushtroi dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, për t’i marrë paratë, arrestohet nga efektivët e policisë së Durrësit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. Sh., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, për t’i marrë një shumë parash”,- bën të ditur policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





