Kryebashkiakja Emiriana Sako thotë se gjatë dy ditëve të fundit, shërbimi zjarrfikës i Durrësit ka ndërhyrë me sukses në zonat e Shetaj, Fllakë, Xhafzotaj, Sektor Rinia dhe Arapaj, duke shuar plotësisht disa vatra zjarri.
Në një postim në rrjetet sociale Sako thotë se ekipet zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo emergjence, veçanërisht në këtë periudhë me temperatura të larta.
Postimi i plotë:
Gjatë dy ditëve të fundit, ekipet tona zjarrfikëse ![]()
kanë ndërhyrë me sukses duke shuar plotësisht disa vatra zjarri në
zonat e Shetaj,
Fllakë,
Xhafzotaj,
Sektor Rinia dhe
Arapaj.
Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë.
Mirënjohje dhe respekt për zjarrfikësit tanë, që përballen me guxim e përkushtim me flakët dhe situata të tjera emergjente për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën!
Në këtë periudhë me
temperatura të larta i bëjmë ![]()
thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin zjarre në natyrë apo pranë zonave të pyllëzuara.
Njoftoni menjëherë shërbimet zjarrfikëse në rast rreziku apo zjarri.
Parandalimi është në dorën e të gjithëve!





