Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një grua rreth 65 vjeçe humbi jetën pasi ra nga lartësia.

Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se shtetasja F. H., 65 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte, në zonën pranë Spitalit Rajonal. E ndjera dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja F. H., 65 vjeçe që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Si pasojë, ajo humbi jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.