Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin A. L., 47 vjeç, pasi u përfshi në një aksident në rrugën “Plepa-Ndroq”, ku mbetën të plagosur dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga ra edhe D. S., 36 vjeç, i shpallur më herët në kërkim për largim nga vendi i aksidentit dhe shkelje të rregullave të qarkullimit.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e qarkullimit rrugor vunë në pranga shtetasit:
-A. L., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën dytësore “Plepa-Ndroq”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja S. B., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte 22-vjeçarja, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-D. S., 36 vjeç, banues në fshatin Marikaj, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkelja e rregullave të qarrkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit A. T., 29 vjeç dhe G. H., 27 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi iu gjet secilit një mjet prerës (thikë).