Jahti luksoz M/Y A+ është ankoruar ditën e sotme në portin e Durrësit i shoqëruar edhe nga dy të tjerë M2 dhe Alesund.

Mjeti lundrues superluksoz që kushton rreth 450 milionë dollarë, 147 metra i gjatë, është në pronësi të sheikut Mansour bin Zayed Al Nahyan, bosit të ekipit të Manchester City.

Ai rikthehet çdo verë në portin më të madh në vend për të përfituar nga tarifat e lira me të cilën shteti shqiptar u mundëson këtyre mjeteve të furnizohen me karburant.