Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin D. Z., 40 vjeç, i cili dyshohet se humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me disa makina të parkuara.
Gjatë procedurës, ai kundërshtoi punonjësit e policisë për kryerjen e testit të alkoolit.
“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka goditur disa automjete të parkuara. Gjithashtu, 40-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit.”, njofton policia.





