Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës ka vijuar edhe këtë të shtunë në aksin “Aleksandër Goga”, aty ku një ditë më parë fadromat dhe inspektorët e IMT ndërhynë pranë Muzeut të Dëshmorëve.

Kryebashkiakja Emiriana Sako ka ndarë në rrjetet sociale një video nga puna e strukturave bashkiake, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së hapësirave publike.

Postimi i plotë:

Hapësirat publike janë të të gjithëve!

Çdo ditë jemi në terren për t’i liruar ato nga zënia e paligjshme dhe për t’i mbajtur të pastra e të rregullta.

Bashkë mund ta bëjmë qytetin më të bukur!