Trafik i rënduar në Durrës, sezoni turistik shton ndjeshëm numrin e mjeteve në rrugët kryesore.

Një nga akset më të ngarkuara është aksi “Taulantia”, një nga zonat më të frekuentuara të qytetit për shkak të numrit të madh të bareve, restoranteve dhe diskove verore të përqendruara në zonën e Currilave.

Këto netë gushti janë ndër më të rënduarat me trafik, edhe për shkak të rritjes së ndjeshme që pëson numri i automjeteve si pasojë e kthimit në atdhe të mijëra emigrantëve për të kaluar pushimet verore pranë familjarëve të tyre.