Sot, në portin e Durrësit u ankorua superjahti luksoz “Vibrant Curiosity”, një kryevepër inxhinierie dhe dizajni e klasit botëror, i cili lundron në portet më ekskluzive të botës. Me një gjatësi rreth 85 m, i njohur për dimensionet e tij, ky jaht mahnitës ka fituar një sërë çmimesh prestigjoze.
Ndalesa e tij në Durrës, konfirmon potencialin e vendin tonë për tu pozicionuar bindshëm në hartën e destinacioneve të përzgjedhura të turizmit elitar botëror dhe shërbimeve portuale për industrinë detare.







