Lidhur me situatën e zjarreve në bashkinë Durrës ka reaguar në rrjete sociale kryebashkiakja Emiriana Sako, e cila siguron se ekipet zjarrfikëse janë në krye të detyrës dhe kanë kryer disa ndërhyrje të suksesshme për të vënë nën kontroll dhe fikur disa vatra zjarri në njësitë administrative.

Ndërsa falenderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre në detyrë, Sako ka dhe një apel për qytetarër.

“Tregoni kujdes maksimal në këto ditë të nxehta.

Denonconi në numrin 112 – Policia e Shtetit dhe 052 232 250 Policia Bashkiake, çdo rast të dyshimtë për vendosjen e zjarrit në zonat pyjore e jo vetëm.

Kujtojmë se zjarrvënia është vepër penale dhe dënohet me ligj!

Në rast rreziku apo zjarri, njoftoni menjëherë shërbimet zjarrfikëse në numrin 128″,- shkruan ndër të tjera Sako.

Postimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet tona zjarrfikëse kanë ndërhyrë me sukses duke shuar plotësisht disa vatra zjarri në zonat e Gjuricaj, Arapaj, Spitallë, Manskuri dhe Sukth.

Jemi në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo situatë emergjente dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Falenderim i veçantë për zjarrfikësit tanë, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm përballen çdo ditë me flakët dhe situata të tjera të rrezikshme.

Në këtë periudhë me 🌡️temperatura të larta, i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve:

Tregoni kujdes maksimal në këto ditë të nxehta.

Denonconi në numrin 112 – Policia e Shtetit dhe 052 232 250 Policia Bashkiake, çdo rast të dyshimtë për vendosjen e zjarrit në zonat pyjore e jo vetëm.

Kujtojmë se zjarrvënia është vepër penale dhe dënohet me ligj!

Në rast rreziku apo zjarri, njoftoni menjëherë shërbimet zjarrfikëse në numrin 128.