Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, një 63-vjeçar nga Tirana, i identifikuar me inicialet I.B., dyshohet se është mbytur aksidentalisht ndërsa po notonte në det. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar shkaqet dhe rrethanat e plota të rastit.





