Një automjet tip “Smart” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ndërsa ishte duke udhëtuar në aksin që lidh Sektorin Rinia me Durrësin.

Siç duket edhe nga pamjet filmike që kanë mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm”, mjeti është përpirë nga flakët, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ngjarja.

Sipas burimeve policore, mësohet se shkak për shpërthimin e flakëve është bërë një shkëndijë elektrike në mjet dhe më pas zjarri ka nisur të përhapet gjiithandej duke e djegur makinën brenda pak minutash.