Plagosi rëndë, duke goditur me gur në kokë, një 20-vjeçar, për motive të dobëta, Policia e Durrësit falë veprimeve të shpejta identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Jurgen Bushi., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, në lagjen nr.15, Durrës, ka goditur me gur, në kokë, shtetasin H. K., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës”,- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.