Rreth orës 16:40, në zonën e Hamallajt, Durrës, një konflikt për motive të dobëta përfundoi me plagosjen e rëndë të një shtetasi. Policia bën me dije se 44-vjeçari A. L. ka qëlluar me pistoletë shtetasin 28-vjeçar Liridon Rata, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e Policisë reaguan menjëherë pas njoftimit për ngjarjen. Falë veprimeve të shpejta, autori u identifikua dhe shpall në kërkim. Aktualisht, policia po kryen kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa Policia apelon për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e autorit.