Zbulohet shkaku i sherrit që degjeneroi deri në plagosje me armë zjarri të një 28-vjeçari në Hamallaj.
“DurrësLajm” mëson nga burime policore se shkak për grindjen mes 28-vjeçarit që mbeti i plagosur dhe autorit të ngjarjes, të shpallur në kërkim është bërë një parkim mjetesh.
Sherri i nisur për parkimin është përshkalëzuar më pas ne perdorimin e armes se zjarrit nga ana e shtetasit A.L.
Njoftimi i policisë:
U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





