Një shtetas rreth 55-vjeçar është gjetur i vetëvarur në ambientet e shtëpisë së tij në lagjen nr.17 në Durrës.
Viktima është gjetur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar policinë dhe Urgjencën.
Mësohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në lagjen nr.17 në Durrës, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. P, rreth 45 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





