Prej disa ditësh, në portin më të madh në vend ka nisur fluksi i lëvizjeve në dalje.
Emigrantët dhe shqiptarët e diasporës që erdhën të kalonin pushimet në vendlindje, tashmë po largohen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë prej vitesh.
Por si ishin këto ditë pushimesh të kaluara në atdhe?
Për “DurrësLajm”, ata tregojnë se e kanë shfrytëzuar këtë periudhë për të pushuar në jug apo në veri të vendit, por rritja e çmimeve, që është një problem i përditshëm për vendasit, evidentohet edhe prej tyre.
Por sipas emigrantëve, ajo që është më shqetësuese në sektorin e turizmit është fakti se shërbimet nuk janë në të njëjtin nivel me rritjen e çmimeve.
Sipas tyre, mbetet ende punë për të bërë në këtë drejtim, por edhe për përmirësimin e infrastrukturës.
Ndërkohë, për italianët përshtypjet e marra nga Shqipëria janë ndër rmë të mirat e mundshme, megjithëse ndryshe nga një vit më parë, duket se flukset turistike nga vendi fqinjë janë më të pakta në numër.
M.B.





