Një ditë pas “përmbytjes” së plazhit në Durrës, në zonën e njohur si Brryli, kjo është gjendja që kaë lënë pas era e fortë dhe shiu i rrëmbyer gjatë natës së të enjtes dhe në orët e para të ditës së premte.
Në shëtitoren bregdetare janë depozituar pirgje të mëdha me leshterikë, të dalë nga deti, ndërkohë që stuhia e shiut ka lënë pas zona të tëra të mbuluara nga uji dhe rrugën “Taulantia” të përmbytur në disa segmente të saj.





