Bashkia e Durrësit ka njoftuar se po vijon puna për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe ambienteve të tjera publike, të cilat janë zënë në kundërshtim me ligjin.

Kryetarja Emiriana Sako u shpreh se këto hapësira do t’u rikthehen qytetarëve, me qëllim që të krijohen hapësira të lira dhe funksionale për komunitetin.

“Bashkë mund ta bëjmë qytetin më të bukur! 🤗”, përfundon kryebashkiakja Sako.