Për ndarjen e parakohshme nga jeta të specialistes së marrëdhënieve me publikun në bashkinë Durrës, Lindita Qerimi Golemi, ka reaguar në rrjete sociale edhe deputetja e PS, Klodiana Spahiu.

Në postimin e saj, Spahiu shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Linditës ndërsa shkruan: Shumë e rëndë për ne të jemi sot këtu për lamtumirën e fundit për Ty shpirt…

Postimi i plotë:

Diti shoqja jonë, motra jonë, zemra jonë…

Shumë e rëndë për ne të jemi sot këtu për lamtumirën e fundit për Ty shpirt…

Për ne do jesh ajo goca e qeshur, e dashur, plot kurajo e shpresë, gazmore, që kurrë nuk u ankua, përkundrazi…

“Ju dua shumë zemrat e mia, jam me fat që ju kam në jetën time”. Kjo ishte fjalia që shkruaje ti çdo mëngjes…

Edhe të duam pa fund!

Engjëll i vajzës dhe prindërve të tu të dashur!

U prehsh në paqe o shpirt i bukur!