Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka reaguar me një postim në rrjete sociale për të shprehur dhimbjen e saj për ndarjen nga jeta të specialistes së marrëdhënieve me publikun, Lindita Qerimi Golemi.

Mes rreshtave, ndërsa i shpreh në emër të saj dhe institucionit që drejton ngushëllimet familjarëve të Linditës, Sako shkruan se do të kujtojë gjithnjë nga ajo buzëqeshjen dhe optimizmin me të cilin priste këdo që takonte.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Lindës, një grua, nënë, vlerë e çmuar në punën tonë të përbashkët e profesioniste prej vitesh e bashkisë së Durrësit.

Ajo që do të kujtoj gjithmonë prej Lindës, dhe pse prej vitesh e munduar nga një sëmundje e vështirë, është buzëqeshja e optimizmi me të cilën priste çdokënd që takonte.

Në emrin tim personal dhe të bashkisë së Durrësit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë e kolegët.

Do të na mungosh shumë e dashur Linda!

U prehsh në paqe.”,– shkruan Sako.