Një konflikt për motive të dobëta mes dy vëllezërve Ymeri nga Durrësi është përshkallëzuar deri në ushtrimin e dhunës ndaj njeri – tjetrit.
Madje edhe nëna e tyre është dhunuar nga njëri prej djemve të saj, i cili nuk është ndalur, por ka dëmtuar edhe automjetin e të vëllait. Për pasojë, dy vëllezërit janë arrestuar në flagrancë nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit D. Y., 41 vjeç dhe B. Y., 46 vjeç (vëllezër), të dy banues në Durrës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, për motive të dobëta. Gjithashtu, shtetasi B. Y. ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, si dhe ka dëmtuar me sende të forta automjetin e vëllait të tij”,- njofton policia e Durrësit.





