Policia e Durrësit ka zhvilluar një operacion të gjerë në zonën e Shkozetit, ku mësohet se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në aksion janë angazhuar një numër i madh efektivësh, nisur edhe nga shkalla e vështirësisë së një operacioni të të tilla përmasave.
Burimet policore janë shumë të rezervuara për të zbardhur emrat e të shoqëruarve apo akuzat që rëndojnë mbi ta.
Por ato konfirmojnë për “DurrësLajm” se paraditen e nesërme, do të ketë një konferencë për shtyp në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku pritet që drejtuesit më të lartë të saj të zbardhin të gjithë dinamikën e këtij operacioni policor.
M.B.





