Policia Bashkiake Durrës njofton drejtuesit e automjeteve të Njësive Administrative Sukth, Manëz dhe Ishëm se segmenti rrugor Sukth–Kullë (kilometri 10+418) do të jetë i bllokuar totalisht nga data 28.08.2025, ora 00:00, deri më 29.08.2025, ora 04:00.

Bllokimi bëhet për shkak të punimeve në linjën hekurudhore Durrës–Tiranë (Terminali Publik i Transportit) dhe ndërtimit të linjës së re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative. Shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë në terren për mbikëqyrje dhe sigurim të qarkullimit.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve të Njësisë Administrative Sukth, Manëz, Ishëm , të cilët përdorin segmentin rrugor Sukth- Kullë dhe anasjelltas Kullë- Sukth, në kilometrazhin 10+418 se, më datë 28.08.2025 deri më 29.08.2025 nga ora 00:00 deri në 04:00, në kuadër të rikonstruksionit të linjës hekurudhore Durrës–Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) si dhe ndërtimit të linjës së re hekurudhore drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit (ANR), do të kryhen punime që do të ndikojnë në qarkullimin rrugor në kalimin hekurudhor Fusha Sportive, Sukth.

Gjatë këtij orari, ky kalim do të jetë totalisht i bllokuar nga të dyja anët për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturën hekurudhore nga punimet e kryera nga kompania.

🛑 Lutemi qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të shmangin këtë segment rrugor gjatë orareve të sipërpërmendura dhe të ndjekin rrugë alternative.

👮 Shërbimet e Policisë Bashkiake do të jenë në terren për të mbikëqyrur dhe kontrolluar trafikun.