Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, vijon aksionin në Kepin e Rodonit.

Gjatë ditës së sotme janë shembur 19 ndërtime të paligjshme, duke çuar në 41 totalin e objekteve të prishura në zonën e mbrojtur.

Postimi i plotë:

Kepi i Rodonit, Durrës | IKMT vijon aksionin për shembjen e objekteve pa leje në zonën e mbrojtur.

Gjatë ditës së sotme janë prishur 19 ndërtime të paligjshme, duke çuar totalin në 41 objekte të shembura. Puna në terren vazhdon në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për pastrimin e plotë të territorit dhe mbrojtjen e vijës bregdetare.