Prej disa minutash, qyteti i Durrësit është goditur nga një stuhi, e shoqëruar me rrebesh shiu dhe erë të fortë.

Intensiteti i reshjeve ka qenë i lartë, aq sa dhe shikueshmëria linte mjaft për të dëshiruar, siç mund edhe ta shihni në videon që po publikojmë.

“Si pasojë e temperaturave të larta vendi ynë do të përfshihet nga stuhi tropikale duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante.

Herë pas here priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere. Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira të dendura duke rrezikuar përmbytje në disa qarqe të ultësirës perëndimore”,– bënë të ditur sinoptikanët për parashikimin e motit për këtë të shtunë.