Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi me intensitet të lartë, që metereologët shpesh e quajnë “bombë uji”, që disa nga rrugët e Durrësit të përmbyteshin mesditën e sotme.
Prezenca e ujit në rrugë ka krijuar vështirësi për lëvizjet e këmbësorëve dhe automjeteve, siç shihet edhe në pamjet filmike të operatorit të “DurrësLajm”.
Durrësi u godit nga një stuhi e shoqëruar me rrebesh shiu dhe erë të fortë, ndërkohë që parashikimet metereologjike e rendisin qarkun e Durrësit ndër më të rrezikuarit nga përmbytjet gjatë ditës së sotme.
Kryebashkiakja Emiriana Sako apeloi që qytetarët të evitojnë daljet e panevojshme dhe publikoi të gjithë numrat e kontaktit, ku qytetarët mund të telefonojnë në rast emergjence.





