Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kanë vënë në pranga dy drejtues mjetesh, A. A., 50 vjeç dhe M. Sh., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Po ashtu, u ndalua edhe shtetasi në kërkim F. Gj., 48 vjeç, banues në Hamallaj, i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 muaj burg, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.