Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku një i mitur është mbytur teksa lahej në det.
Rreth orës 18:00, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht një 16-vjeçar me inicialet E. V., banues në lagjen nr. 13 në Durrës.
Policia bën me dije se grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie dhe shkakun e mbytjes.





