Një 57-vjeçare kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, thuhet se 57-vjeçarja është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”.

Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.