Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 51 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
K. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë këqyrjes së celularit të tij, u konstatua e hapur një faqe për baste sportive;
E. M., 56 vjeç, dhe B. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin L. H., 49 vjeç, banues në Durrës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.