Policia e Durrësit ka ndaluar një 19-vjeçar që kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ka proceduar penalisht një 16-vjeçar pasi në celularin e tij u gjet e hapur një faqe bastesh, si dhe ka arrestuar një 61-vjeçar që drejtonte autobus në gjendje të dehur dhe u përplas me një automjet në rrugën “Adria”.

Njoftimi i plotë:

DurrësSpecialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:-kapën dhe ndaluan shtetasin I. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, duke dalë nga banesa; -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë këqyrjes së celularit të tij, u konstatua e hapur një faqe për baste sportive. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Ll., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, në rrugën “Adria”, autobusi që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.