Një sherr masiv është regjistruar pak minuta më parë në aksin “Mars 91” në Durrës.
Siç shihet edhe në pamjet filmike që na kanë mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm”, në rrugën paralel me portin ka pasur një konflikt fizik mes disa personave, ku kanë mbetur të përfshirë edhe djem, edhe vajza.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, konflikti është shkaktuar pas gërvishjes së dy makinave tip Audi dhe Hyundai. Mësohet se dy drejtuesit e dy mjeteve të përfshira në konflikt në nxitim e sipër se kush të futej më parë në parakalim kanë takuar me njëra – tjetrën.
Personat që kanë qenë në këto automjete kanë dalë jashtë tyre dhe kanë përfunduar duke u konfliktuar në rrugë.
Të njëjtat burime ëjnë të ditur se në këtë aks u shkaktua një trafik i dendur dhe drejtuesit e mjeteve të tjera vijonin t’i binin borive, ndërsa personat e përfshirë në konflikt vijonin “sqarimin” me njëri-tjetrin.





