Policia e Durrësit procedoi penalisht në gjendje të lirë 55-vjeçarin A. V., i kapur në një lokal duke vënë baste sportive me celular, si dhe 30-vjeçarin Sh. Ll., të cilit gjatë kontrollit iu gjet një sasi e vogël kanabisi.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 55 vjeç, pasi u kap në një lokal, duke vënë baste sportive, me celular.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Ll., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.





