Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. C., 26 vjeç, banues në Greqi.
Ky shtetas dyshohet se ka hapur një llogari të rreme në rrjete sociale, ku ka postuar foto të një 18-vjeçareje, të shoqëruara me mbishkrime fyese.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





