Dy adoleshente, 17 dhe 14-vjeçare janë larguar nga shtëpitë e tyre respektive.
Sipas njoftimit të policisë Durrës, kanë qenë prindërit e tyre që kanë denoncuar në polici largimin nga banesa të dy vjazave.
“Dje, kallëzoi shtetasi L. Z., se ishte larguar nga banesa, vajza e tij 17 vjeçe, si dhe kallëzoi shtetasja E. S., se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 14 vjeçe”.
Efektivët kanë nisur punën për gjetjen e të miturave.





