Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, ku u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. K., 59 vjeç, pasi ka hedhur inerte në pronën e tij, jashtë kushteve të autorizimit. Po ashtu, u proceduan shtetasit V. Q., 42 vjeç dhe E. S., 37 vjeç, për ndërtim të paligjshëm, ndërsa ndaj shtetasit A. L., 35 vjeç, nisi procedimi pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi ka hedhur inerte në pronën e tij, jashtë kritereve dhe kushteve të përcaktuara në autorizimin që kishte marrë për këtë rast;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Q., 42 vjeç dhe E. S., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase;