Një sherr masiv është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Nishtullës, në Durrës.

Nga sherri masiv janë plagosur dy persona, një grua dhe një burrë, të cilët kanë marrë dëmtime me sende të forta. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore.

Burimet policore bëjnë me dije për “Durrëslajm” se personat e përfshirë në këtë konflikt janë pjesë e komunitetit Rom, që banojnë në këtë zonë.

Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të përfshirë në konflikt, ndërsa një prej të plagosurve është transportuar në spital me automjetin e forcave të rendit.

Ngjarja po hetohet nga policia për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e sherrit.