Policia e Durrësit ka arrestuar dhe proceduar disa qytetarë pas konfliktit të ndodhur pasditen e djeshme në Nishtulla.

-arrestuan shtetasin E. Z., 33 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. L., 57 vjeç, E. R., 38 vjeç, A. L., 35 vjeç, I. Z., 56 vjeç, R. M., 26 vjeç dhe F. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nga kontrolli, të arrestuarit iu gjet 1 shkop gome.” njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.