Një 68-vjeçar nga njësia administrative Ishëm, në Durrës, ka zgjedhur t’i japë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.
Mësohet se akti ekstrem është zbuluar pasditen e djeshme, kur është gjetur trupi i pajetë i shtetasit B. R., 68 vjeç, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kërtushaj.
Grupi hetimor që është marrë me zbardhjen e ngjarjes dyshon paraprakisht se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të fotoksinës.
Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të rastit në fjalë dhe shkakun që e shtyu drejt vetëvrasjes të moshuarin.





