Një 39-vjeçar nga Durrësi është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka shitur disa pajisje të marra pa autorizim, në banesën e nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës bënë me dije se materialet u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K.





