Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku një 42-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e saj.

Mësohet se flakët të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa viktima, e identifikuar si K. M., dyshohet se ka humbur jetën nga asfiksia.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.