Shërbimet e Policisë së Durrësit kanë bërë të mundur kapjen e dy shtetasve të shpallur më herët në kërkim.
Në pranga është vënë V. Gj., 32 vjeç, i cili akuzohet për “Plagosje të lehtë me dashje”, pasi më 3 tetor ka goditur një 44-vjeçar për motive të dobëta.
Po ashtu, është kapur A. H., 25 vjeç, i cili akuzohet për “Mashtrim”, pasi nuk kishte kthyer një automjet të marrë me qira.
Pas konsultimit me prokurorin, për të dy rastet është vendosur procedim në gjendje të lirë.





