Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë referuar në Prokurori materialet për M. M., 23 vjeç, dhe E. M., 50 vjeçe, të cilët për motive të dobëta kanë goditur një grua 50 vjeçe.

Të dy janë proceduar në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.