Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës.

Në njerin prej aksidenteve, një 24-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit me të cilin po lëvizte në ambientet e portit të Durrësit dhe për pasojë është dëmtuar dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal dhe më pas në spitalin e Traumës.

Në spital është shoqëruar edhe një këmbësore 75-vjeçare, e cila është aksidentuar në rrugën “Egnatia”, në lagjen nr.3, nga një 63-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Në ambientet e portit të Durrësit, shtetasi D. M., 24 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.  

Shtetasi D. M. është transportuar në Spitalin e Traumës dhe po merr ndihmën mjekësore. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

—-

-Në rrugën “Egnatia”, shtetasi M. S., 63 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur shtetasen V. S., 75 vjeçe, këmbësore.

Shtetasja V. S. është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po kryhen veprimet procedurale me drejtuesin e automjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.