Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit D. T., 31 vjeç, R. A., 57 vjeç dhe J. A., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 28 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se në rrugën “Taulantia” përplasi biçikletën që drejtohej nga M. R., 78 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, u procedua edhe I. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi motomjeti që drejtonte u përplas me një kamion që drejtohej nga S. Ç. Si pasojë u dëmtua 36-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.





