Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin Z. P., 34 vjeç, banues në Durrës, pas kallëzimit të ish-bashkëjetueses së tij, e cila ka deklaruar se ai ka marrë djalin e tyre të mitur përkohësisht dhe nuk e ka kthyer më.

Policia po punon për kapjen e 34-vjeçarit dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.